Kosova
Paga marramendëse në Telekomin e Kosovës, Postë e në KEK
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar për pagat mesatare në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike të Kosovës.
Ai, në ‘Puls’ të KTV-së, ka thënë se paga mesatare në Postën e Kosovës është 800 euro, në Telekomin e Kosovës ajo arrin në 980 euro, derisa paga mesatare në KEK është diku rreth 600 euro, përcjell albinfo.ch.
Lluka ka thënë se nga 16 ndërmarrje publike që i monitorojnë, 11 punojnë me humbje.
Ai ka thënë se raportet për ndërmarrjet publike deri më sot nuk kanë shkuar asnjëherë në parlament.
Ministri ka treguar edhe një rast, kur ka thënë se “ka raste kur kompania i ka fituar 20 mijë euro krejt dhe ato para i kanë nda në bonuse për Bordin dhe drejtorët”.
“Pra, ka edhe këso rastesh kur keqmenaxhohet kompania”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










