Kosova
Pacolli kërkon nga kori diplomatik mbështetje për anëtarësim në OKB
Pacolli tha se procesi i integrimit ndërkombëtar të Kosovës mund të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Me rastin e festave të fundvitit, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, organizoi një pritje për Korin Diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes të Ambasasadorëve të akredituar në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Kryediplomati kosovar ka falënderuar diplomatët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.
“Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund”, ka thënë Pacolli.
Ai, më tej ka vazhduar prezantimin e tij, duke vlerësuar se, së bashku me krerët e Institucioneve të vendit kanë punuar në vazhdimësi për ta shndërruar Kosovën në një histori suksesi dhe duke i kontribuar sigurisë globale.
Pacolli po ashtu tha se procesi i integrimit ndërkombëtar të Kosovës mund të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









