Kosova
OVL-UÇK letër drejtuar Grenellit, kërkohet mbyllja e Gjykatës Speciale
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është drejtuar me letër ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të cilit i ka kërkuar rishikim të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve në Dhomat e Specializuara, auditim financiar dhe hetim të pavarur për mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate.
Në letër veteranët kanë kërkuar që Dhomat e Specializuara të mbyllen, duke thënë se ato janë “turp për drejtësinë amerikane dhe për vlerat amerikane”.
“I nderuar Ambasador, po ju drejtohemi jo si politikanë, por si veteranë drejtuar një veterani tjetër. Vëllezër të armës. Mbrojtës të lirisë. Po ju kërkojmë të ngrini këtë çështje në administratën tuaj. Tatimpaguesit amerikanë nuk i kanë dërguar paratë e tyre të fituara me djersë në Evropë për të financuar një gjykatë që shkel vlerat mbi të cilat është ndërtuar Amerika. Presidenti Trump po rishkruan rregullat e vjetruara të kontrollit politik ndaj drejtësisë së pavarur dhe sipas këtyre rregullave të reja, kjo gjykatë duhet të mbyllet. Ajo është një turp për drejtësinë amerikane dhe për vlerat amerikane. Kërkojmë një rishikim të plotë, një auditim financiar dhe një hetim të pavarur për mënyrën se si funksionon kjo gjykatë dhe se si zyrtarët e saj jetojnë si mbretër, ndërsa luftëtarët tanë të lirisë mbahen nëpër qeli vetëm se kanë mbrojtur atë”, thuhet në fillimin e letrës, transmeton albinfo.ch.
Tutje, letra thekson se Dhomat e Specializuara kanë humbur qëllimin e saj pasi janë shndërruar në një armë politike, derisa Grenellit dhe administratës së presidentit Trump i kanë kërkuar të ndalohet “kjo gjueti shtrigash”.
“Përballë drejtësisë kemi dalë edhe më herët (në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë), dhe nuk kemi ikur. Liderët tanë atëherë dhanë dorëheqje vullnetarisht për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, sepse kur drejtësia është e drejtë, e vërteta fiton. E Dhomat e Specializuara? Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një gjueti shtrigash. Presidenti Trump e di më mirë se kushdo tjetër se kur drejtësia rrëmbehet nga elitat politike, ajo kthehet në një armë për të heshtur patriotët. Pikërisht kjo gjykatë është bërë një mjet për të heshtur ata që sollën paqen, ndalën gjenocidin, dhe mbrojtën lirinë”, thuhet në letër.
“Nëse liria ka kuptim, nëse drejtësia nuk është vetëm një fjalë por një parim atëherë kjo nuk mund të tolerohet. Ne luftuam kundër Millosheviqit për të ndalur pikërisht këtë lloj abuzimi. Dhe do të ngremë zërin sërish. Amerika ishte me ne kur na duhej më së shumti. Dhe tani po ju kërkojmë sërish, ju lutemi, mos lejoni që kjo gjykatë të shkruajë një histori të rreme. Mos lejoni që elitat e korruptuara të shndërrojnë veteranët në horra. Kjo nuk është thjesht një thirrje për ndihmë por është një thirrje për të mbrojtur lirinë, sërish”, thuhet ndër të tjera në letër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











