Kosova
ORCA: Profesorët kosovarë, më të paguarit në rajon
Stafi akademik i universiteteve publike në Kosovë paguhet më shumë sesa stafi akademik i universiteteve të rajonit.
Kjo u tha në raportin e publikuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, në të cilin u krahasua pagesa mujore mes stafit akademik të rajonit dhe atij në Kosovë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, pagesa mujore për profesorët në Kosovë arrin deri në tre mijë e pesëqind euro, krahasuar me shifrat e profesorëve të universiteteve të tjera.
Rron Gjinovci nga ORCA tha se stafi akademik i universiteteve publike, me shtesa, i kalon edhe pagat më të larta në vend.
Sipas raportit, stafi akademik më i paguar në Kosovë është ai i Universitetit të Prishtinës.
Dallim të madh me profesorët kanë studentët. Në raportin e ORCA-s u tha se studentët përgjatë një muaji qëndrimi studentor në Prishtinë shpenzojnë 150 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik