Lajme
Orët pritjes për krerët e UÇK-së “kurdisen” edhe në Zvicër
Sonte në Zvicër janë mbajtur së paku dy takime simbolike në pritje të krerëve të UÇK-së: njëri në Uster dhe tjetri në Lucern
Aktivitetet simbolike që po mbahen në Kosovë në pritje të shpalljes së vendimit të Gjykatës së Hagës për krerët e UÇK-së janë zgjeruar edhe në mesin e shqiptarëve të Zvicrës.
Sonte rreth orës 19.00 janë mbajtur së paku dy takime të tilla, njëri në Uster dhe tjetri në Lucern.
Atmosferë pritjeje dhe shprese ka mbretëruar në Uster, ku, në organizim të shoqatës “Bashkimi” ka filluar “numërimi mbrapsht”, shkruajnë në mediat sociale organizatorët e këtij aktiviteti.
“Ora e Pritjes u vendos edhe në Zürich Oberland! Kosovës po i afrohen ditët e pritjes për bijtë e saj! Ora numëron mbrapsht… . Ata po vijnë – Kosova po pret!
“Ora e pritjes ka nisur edhe në Lucern, ku bashkatdhetarët janë bërë bashkë në pritje të ardhjes së tyre. Ata po vijnë! Kosova po pret!
Me këtë mesazh është bërë thirrje për pjesëmarrje dhe bashkim , nga U.D. Kryetari i PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi. Kështu kanë shkruar në mediat sociale aktivistët e Degës së PDK-së për Zvicër, të tubuar në Lucern.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













