Shqipëria
Opozita në Shqipëri, e vendosur për djegien e mandateve
Partia Demokratike do ta mbledhë kryesinë, ku mësohet se kryetari i saj, Lulzim Basha, do t’i komunikojë vendimin për djegien e mandateve.
Ndërkohë të mërkurën PD-ja pritet të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar. Një ditë më parë, PD-ja, LSI-ja dhe aleatët njoftuan të gjithë bashkë se do të djegin mandatet e deputetëve, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se nuk ka kthim prapa në vendimin për djegien e mandateve, përcjell albinfo.ch.
Basha tha se opozita do të jetë në krah të shqiptarëve. “Nuk ka lëvizje më pro Evropës dhe integrimit në Evropë sesa kjo që ka vendosur opozita. Nuk ka kthim prapa, nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasadë”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?