Lajme
Olsi Çala fiton çmimin e Salzburgut për zhvillimin e skenarit filmik
Skenaristi dhe gazetari me origjinë nga Shqipëria u vlerësua për projektin “Do Stars Also Have Wishes?”, të përzgjedhur nga 14 aplikime.
Skenaristi dhe gazetari shqiptar Olsi Çala është fitues i Çmimit për Zhvillimin e Skenarit të Filmit, të ndarë nga qyteti i Salzburgut, përcjell albinfo.at.
Çmimi iu dorëzua më 6 tetor nga kryetari i Salzburgut, Bernhard Auinger, për projektin e tij filmik “Do Stars Also Have Wishes?”.
Këtë vit, një juri e pavarur përbërë nga Corinna Antelmann, Benjamin Blaikner dhe Markus Mörth shqyrtoi 14 projekte, duke përzgjedhur atë të Çalës.
Sipas jurisë, projekti trajton në mënyrë të qetë dhe të pazakontë historinë e dy të rinjve që nisin një rrugëtim drejt vdekjes, duke eksploruar kontradiktat njerëzore dhe vendimin për t’i dhënë fund jetës pa e dramatizuar atë, shkruan theinternational.at.
Çala është skenarist dhe gazetar me më shumë se dhjetë vjet përvojë në televizion, film dhe prodhim dokumentar. Me origjinë nga Shqipëria, ai jeton në Salzburg që nga viti 2024.
Çmimi përfshin një grant prej 4 mijë eurosh, të dedikuar për zhvillimin e një treatment-i për një film artistik me kohëzgjatje prej të paktën 60 minutash. Projekti do të mbështetet gjithashtu profesionalisht nga skenaristi, regjisori dhe dramaturgu Christian Frosch.
Çmimi synon t’u krijojë autorëve të rinj mundësi për zhvillimin e projekteve filmike dhe t’i afrojë ato drejt realizimit dhe aplikimit për financim e prodhim./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Pesëmbëdhjetë vjet. Dhe tani, vazhdimi Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, mund të them pa hezitim: Albinfo.ch ka shërbyer. Vërtet. Jetëgjatësi për Albinfo.ch!... -
15 vjet albinfo.ch – kemi ecur bashkë me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe gjetiu -
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave -
Gjermani
Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg -
Dea Fetiu diplomohet me Distinction në Universitetin e Cambridge
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












