Kosova
Oficeri i FSK-së, Etnik Kastrati, diplomohet në SHBA dhe vlerësohet me çmim ndërkombëtar
Togeri Etnik Kastrati përfundoi me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course” në Georgia, ndërsa u nderua me vlerësimin “International Distinguished Honor Graduate” për performancën e tij gjatë kursit.
Togeri Etnik Kastrati, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course” (IBOLC) në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.
IBOLC është një nga trajnimet profesionale për përgatitjen dhe zhvillimin e oficerëve të rinj të këmbësorisë. Programi përfshin fusha të ndryshme të përgatitjes ushtarake, duke përfshirë udhëheqjen, planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve taktike, përdorimin e armëve, navigimin tokësor, stërvitjen e njësive dhe drejtimin e trupave në situata të ndryshme operacionale.
Gjatë trajnimit, Kastrati është vlerësuar me çmimin “International Distinguished Honor Graduate”, një vlerësim që iu dha në bazë të rezultateve, përkushtimit dhe performancës së treguar përgjatë kursit.
Përfundimi i këtij trajnimi dhe vlerësimi i marrë përfaqësojnë një arritje në zhvillimin e tij profesional si oficer i këmbësorisë dhe pjesë e përgatitjes së tij në kuadër të bashkëpunimit dhe trajnimeve ndërkombëtare.
Pjesëmarrja dhe suksesi në një trajnim të tillë ndërkombëtar paraqesin gjithashtu një mundësi për avancimin e mëtejshëm të përvojës dhe kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në bashkëpunim me institucionet partnere në Shtetet e Bashkuara./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së















