Kosova
Oficeri i FSK-së më i miri në shkollën “John F. Kennedy” në SHBA
Nysret Buzhala shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale Amerikane
Togeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Nysret Buzhala është shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy” të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Buzhala, shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale Amerikane.
Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të Ushtrisë amerikane, thuhet në njoftim.
Toger Buzhala gjatë shkollimit ka treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Culmination Exercise”, duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.
Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, toger Nysret Buzhala u dekorua me medaljen e meritave “Commendation Medal” për periudhën kohore nëntor 2016-nëntor 2017.
Kadetët dhe oficerët e FSK-së në të gjitha garat dhe shkollimet po tregojnë performancë të shkëlqyeshme. Para tij, edhe një oficerë tjetër i FSK-së Ismajl Hoxha është nderuar me shpatën mbretërore nga princi anglez Charles, si kadeti më i mirë ndërkombëtarë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” në Britaninë e Madhe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












