Një numër oficerësh aktivë dhe ish oficerësh kanë dalë sot publikisht në përkrahje të iniciativës “Për mbrojtje nga dhuna e armëve”, të iniciuar nga SP dhe organizata të ndryshme pacifiste.
Ata po ashtu u janë drejtuar medieve në Bernë, duke mbështetur argumentet e tyre në favor të iniciativës, për të cilën do të vendoset më 13 shkurt në referendum.
“Nuk ka asnjë arsye që nga aspekti ushtarak do të justifikonte mbajtjen e armëve në shtëpi”, citon news.ch oficerët një komunikatë të oficerëve drejtuar opinionit.
“As për rastet e mobilizimit dhe as për qitjen e obligueshme me armë, nuk ka ndonjë arsye serioze për mbajtjen e armëve në shtëpi”, ka thënë Urs W. Honegger, një ish komandant kompanie.
Nga ana tjetër, sipas oficerëve në fjalë, mos mbajtja e armëve të shërbyesve ushtarakë në shtëpitë e tyre zvogëlon rrezikun nga aktet e dhunës dhe vjedhjet.