Lajme
OBSH: Tubimet fetare po ndikojnë në përhapjen e pandemisë
Sipas Maria Van Kerkhove, zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha ajo në një konferencë për media.
Ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë.
Më shumë se nëntë milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar të dielën për rritjen më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, pasi në vetëm 24 orë është raportuar për 183,000 persona të infektuar.
Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë se Brazili është renditur i pari më 54,771 raste, Shtetet e Bashkuara të dytat me 36,617 raste dhe India e treta me 15,400 të infektuar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













