Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH këshillon si të trajtohen pacientët në shtëpi
OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjeve të gjakut
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë disa këshilla të reja për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, përfshirë ata që vazhdojnë të shfaqin simptoma pas shërimit, raporton Reuters.
“Këshilla e re në azhurnimin e sotëm është që njerëzit që kanë Covid-19 dhe po trajtohen në shtëpi duhet të monitorojnë vazhdimisht nivelet e oksigjenit për të parë nëse gjendja e tyre po përmirësohet ose nëse kanë nevojë për t’u trajtuar në spital”, tha një zëdhënëse e OBSH-së, Margaret Harris.
OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla kundër mpiksjeve të gjakut, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Margareth Harris konfirmoi në konferencën për shtyp në Gjenevë se ekipi i ekspertëve nga OBSH i vendosur aktualisht në qytetin kinez të Wuhan për të zbuluar origjinën e virusit, duhet të largohen nga qendra e karantinës për të vazhduar punën.
Harris ka refuzuar të komentojë mbi raportet e vonesave të vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.
Ajo theksoi se nuk ka të dhëna konkrete, ku përparësia e OBSH-së mbeten punëtorët shëndetësorë në të gjitha vendet dhe shpreson që në 100 ditët e para të këtij viti të vaksinohen.
E-Diaspora
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta LSHB është në vlugun e punëve për të bërë përtëritjen e radhës, në prag të kuvendeve...
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Pse birra do të bëhet më e shtrenjtë në Austri Dashamirët e birrës në Austri së shpejti do të vërejnë një ndryshim kyç kur blejnë birrat...
-
Austrisë i mungon plani kombëtar i ndërprerjes së energjisë elektrike
-
Austri: Rënie dramatike e kërkesave për azil në vitin 2024
-
Pse mund të keni vështirësi në gjetjen e vezëve në Austri tani
-
Austrian Airlines dominon Aeroportin e Vjenës, zgjerohet buxheti i linjave ajrore