Kosova

O’Brien i kërkon Kurtit hapa urgjentë për themelimin e Asociacionit

Kurti thotë se me O’Brien-in diskutuan për zbatimin e marrëveshjes bazë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, është takuar në Gjermani me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.

O’Brien i ka kërkuar Kurtit përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar të Bashkimit Evropian.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan O’Brien në X.