Kosova
Nxënësit prishtinas marrin vendin e dytë në Olimpiadën shkencore në Amerikë
Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Kosovës në Olimpiadën “Genius 2018” në Amerikë kanë zënë vendin e dytë.
Nxënësit, Tahir Zogaj, Endrrit Sylejmani, Fehim Hoti, Admirim Kasolli, Dukagjin Dedaqi, Medina Hajredini dhe Djellëza Hoti janë shtatë shkencëtarët e rinj kosovarë.
Nxënësit kanë fituar një medalje të argjendtë, dy të bronzta dhe një medalje nderi.
“Projekti ka për koncept bllokimin e qelizave kanceroze me anë të komponimeve organike në mënyrë që disa lloje të kancereve fillimisht të parandalohen nga shpërndarja nëpër pjesë të ndryshme të trupit dhe pastaj të trajtohet sëmundja. Ky projekt është realizuar dhe punuar me ndihmën dhe me bashkëpunimin e Kastriot Ademit – Student i doktoratës në UP”, thuhet në njoftimin e gjimnazit.
Sipas njoftimi, “Projekti kompjuterik në të cilën ata kanë punuar është një projekt i quajtur ‘Arduo House’ që ka të bëjë me përdorimin e sendorëve në shtëpi duke përdorur pajisjen ‘Arduino’, e cila pajisje lidhet me PC ku me anë të kodeve kompjuterike Arduino merr urdhrat ekzekutuese ku pastaj i dërgon tek vet sensorat. Duke përdorur këta sensorë ata kanë për qëllim parandalimin e dukurive si: dëmet e shkaktuara nga zjarri në shtëpi, dëme të shkaktuara nga uji, parandalimin e vjedhjeve”.
Dukagjin Dedaqi fitoi vendin e tretë në botë, me projektin e tij “Inter-Net”.
“Projekti në fjalë ka të bëjë me dizajnimin e një posteri ku bëhet fjalë për dëmet që interneti po i sjell shoqërisë njerëzore dhe shpenzimi i tepërt i kohës në internet. Lenia pas dore e punëve të rëndësishme si mësimet duke qenë i dhënë mbas internetit është po ashtu një tjetër çështje që trajton ky poster. Posteri është i dizajnuar me photoshop dhe është i bazuar në përditshmërinë e përdorimit të internetit”, shkruhet në njoftim.
Medinë Hajredini dhe Djallëza Hoti kanë marrë medalje nderi me projekt shkencor: “Ngritja e rezistencës së një shtëpie me anë të përdorimit të materialeve të lëna pas dore”.
Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre.
Mbi 4000 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1285 nga projekte finalistë, morën pjesë në Olimpiadë.
Me 72 shtete nga gjithë bota që u kualifikuan në finale dhe mbi 1285 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin një medalje argjendi dhe dy medalje bronzi në Garën ndërkombëtare “Genius 2018”.
Kjo olimpiadë organizohet në Osëego- Neë York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











