Maqedonia
Nxënësit në Maqedoni detyrohen të mësojnë libra antishqiptarë
“Popullata maqedonase u nënshtrohej dhunës masive, plaçkitjeve dhe përndjekjeve ndërsa zbatohej edhe vendosja e organizuar e shqiptarëve dhe shqiptarizimi i trojeve te pushtuara, organizimi i shqiptarëve dhe shqiptarizimi”.
Kjo është vetëm një pjesë e tekstit në librin e historisë për klasën e tetë ku mësojnë nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut. Mësuesit thonë që librat e historisë janë plot me shtrembërime dhe të pavërteta për shqiptarët.
“Ofendohen, por unë nuk ua shpjegoj nxënësve ato pjesë që ka ofendime. Janë të ardhur nuk janë autoktonë”, thotë Jenuz Ibrahimi, mësues në shkollën “Abdyl Frashëri”.
Edhe drejtori i shkollës ka marrë informacione se ka shtrembërime të fakteve historike në disa libra.
“Kam informacione prej arsimtarëve përkatës se ka lëshime dhe gabime të jashtëzakonshme. Ka edhe tema të cilat nuk duhet të përfshihen në tekst”, shprehet Ajdin Saliu, drejtori i shkollës “Abdyl Frashëri”.
Ndërkaq zv.ministri i Arsimit, Lulzim Aliu thotë se u beson profesionalizmit të autorëve të librit.
“Unë i besoj profesionalizimit të këtyre komisioneve për shkak se ata janë profesorë që e njohin fushën. Shumica hezitojnë që të ulen dhe të përgatisin një tekst të tillë që t’i grumbullojnë ligjëratat dhe mësimet që japin dhe ta hartojnë një tekst. E gjejnë rrugën më të lehtë që dikush ta bëjë punën dhe ata të rrinë anash për t’u ankuar ose për të akuzuar”, thotë ai, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Edhe profesori i historisë Naser Miftari i cili ligjëron në shkollën e mesme Zef Lush Marsku thotë se ka shtrembërime.
“Kur marrim tekstet shkollore duke filluar nga periudha më e vjetër historike aty shohim shtrembërime. Deri në historinë më të re ku disa momente me të vërtetë janë false, komplet të shtrembëruara, komplet të rrejshme”, shprehet Miftari.
Ministrja e Arsimit informon se ka tërhequr një libër që ka elemente të diskriminimit etnik. Ndërkohë për vite me radhë akademikët dhe profesorët kanë reaguar për shtrembërimet në libra, veçanërisht në librat e historisë dhe gjeografisë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












