Bota
Nxehtësia dhe thatësira rekord u regjistrua në 1540: A mund të përsëritet?
11 muaj mezi ra shi dhe temperatura ekstreme të larta: një katastrafë gjigande kaploi kontinentin e Europës gjatë vitit të largët të 1540. Mbi 300 kronika kanë treguar detajet e atij viti: mynxyra që rrezikon të përsëritet, shkruan “Der Spiegel”.
Zvicra dhe Gjermania ka disa javë që frikësohen dhe mendojnë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pas rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pakta të shiut. Shumë fermerë kërkojnë kompenzim nga qeveria, pasi shprehen se kanë humbur më shumë se gjysmat e të mbjellave, ndërsa në shumë zona rrezikohet që në çdo moment të shpërthejë zjarri. Kjo ka shtyrë disa ekspertë te kujtimet e kronikave të shekullit të 16-të, përcjell albinfo.ch.
Dimri i 1539 kishte qenë me reshje të shumta duke sjellë edhe përmbytje. Faza e thatësirës filloi me fillimin e vitit 1540, që do ishte edhe më e ashpra prej gjithë kujtimeve të njerëzimit në qendër të Europës. Ekspertët flisnin për një “mega thatësirë”.
“Gjatë janarit të 1539 klima në Itali ishte e thatë dhe e nxehtë si në korrik,” shkruhet në kronikat e kohës. Numri i të vdekurve mbeti enigmë, por gjatë verës së nxehtë të 2003, përkundrejt civilizimit të Europës qendrore, vdiqën plot 70 mijë persona.
Kurse gjatë 1540 shumë burime u thanë, kurse lumenjtë Elbe, Seine dhe Rajn mund të kaloheshin në këmbë. Shumë zjarre mbeteshin për një kohë të gjatë aktivë. Njerëzit filluan të zhvendosen në krahina dhe shtete të ndryshme.
Çfarë do ndodhë nëse përsëritet viti 1540?
Se një vit i tillë mund të përsëritet, kjo nuk përbën lajm. Por ai do sillte katastrofa të mëdha.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












