Maqedonia
Numri i turistëve rritet edhe në Maqedoni
Më i vizituari ka qenë Shkupi, të cilin e ka vizituar 26.190 turistë të huaj, kurse më shumë turistë ka pasur nga Turqia, Greqia dhe Serbia
Gjatë muajit tetor të këtij viti, Maqedoninë e kanë vizituar 55.244 turistë të huaj të cilët kanë realizuar 104.118 bujtje.
Më i vizituari ka qenë Shkupi, të cilin e ka vizituar 26.190 turistë të huaj, kurse më shumë turistë ka pasur nga Turqia, Greqia dhe Serbia, shkruan ‘Zhurnal’.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës numri i turistëve të huaj është rritur për 21,1 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 15,4 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në muajin e njëjtë numri i turistëve vendor ka qenë 22.535 turistë, të cilët kanë realizuar 61.630 bujtje.
Numri i turistëve vendor dhe bujtjeve të realizuar nga ana e tyre është ulur për 5,3 për qind, gjegjësisht për 5,9 për qind.
Numri i përgjithshëm i turistëve në tetor arrin 77.779, ndërsa numri i bujtjeve 165.748.
Në periudhën janar-tetor të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është rritur për 16,3 për qind, me ç’rast te turistët vendor ka rritje për gjashtë për qind, ndërsa te turistët e huaj për 23,4 për qind.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













