Lajme
Numri i viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Zvicër vazhdon të rritet
822 persona kërkuan ndihmë në vitin 2022 nga FIZ, një grup avokues dhe mbështetës me bazë në Cyrih, për gratë migrante dhe viktimat e trafikimit. Prej tyre, 375 ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, përcjell albinfo.ch.
Shifrat përfaqësojnë një rritje krahasuar me vitet e mëparshme, tha grupi në raportin e tij vjetor, lëshuar të hënën. Ai fajësoi pjesërisht “regjimin evropian të migracionit dhe politikën zvicerane ndaj të huajve” për këtë trend. Në vitin 2021, grupi regjistroi 289 persona si të trafikuar.
Lufta në Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, tregon se kur rrugët e arratisjes janë të sigurta dhe ekzistojnë rrugë legale drejt migrimit, njerëzit kanë më pak gjasa të bien viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, tha FIZ. Rreth shtatë milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë zhvendosur brenda Ukrainës ose kanë ikur në vende të tjera evropiane, përfshirë Zvicrën.
Dy të tretat e njerëzve që FIZ mbështeti vitin e kaluar ishin shfrytëzuar në Zvicër. Në mesin e emigrantëve që kërkuan ndihmë, një e treta ishin nga Amerika Latine dhe Karaibet dhe një e katërta nga Evropa. Gati 35% ishin punonjëse seksi, ndërsa afër një e katërta ishin viktima të dhunës në familje ose shfrytëzimit.
FIZ tha se kishte marrë një numër më të madh kërkesash nga viktimat meshkuj dhe nga viktimat e shfrytëzimit të punës.
Grupi argumentoi se “kalaja” e zonës Shengen në Evropë e bën të pamundur migrimin legal për njerëzit nga vendet e treta dhe i detyron ata në një situatë varësie. Marrëveshja e Dublinit, sipas së cilës migrantët mund të aplikojnë për azil vetëm në vendin e parë ku regjistrohen, po çon në kthimin e viktimave në duart e abuzuesve të tyre, shtoi FIZ.
FIZ pohoi gjithashtu se ligji zviceran për të huajt nuk i mbron sa duhet viktimat e dhunës në familje, pasi qëndrimi në vend shpesh lidhet me qëndrimin me bashkëshortin, edhe në rastet e abuzimit në familje, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










