Lajme
Numri i të vaksinuarve në Shqipëri e ka kaluar shifrën 700 mijë
Në Shqipëri është duke vazhduar fushata e vaksinimit të popullatës kundër virusit korona.
Deri më tani, numri i të vaksionurave ka arritur në 712 mijë persona. 4 mijë e 372 vaksinime anticovid janë kryer ditën e djeshme në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712 mijë e 466 vaksinime që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Krahas rritjes së numrit të vaksinimit ka edhe një ulje të ndjeshme të infektimeve. Autoritet në Shqipëri kanë thënë se janë afër përmbushjes së objektivit të tyre për vaksinimin e 1 milion personave deri në fund të qershorit.
Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 695 mijë e 738 testime, nga të cilat 132 mijë e176 persona kanë dal pozitivë ku prej tyre 128 mijë e 601 janë shëruar, 2 mijë e 442 kanë vdekur dhe 1 mijë e 133 janë ende pozitiv.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











