Kosova
Numër shumë i vogël i grave që bëjnë biznes në Kosovë
Numri i grave në Kosovë, si në punësim e po ashtu në biznes, është shumë i vogël. Këtë e tregojnë hulumtime e shumta që janë bërë nga organizata që merren me barazinë gjinore.
Instituti Riinvest në tryezën me titullin “Ndërmarrësia e Grave”, ka prezantuar raportin e anketës me mbi 300 gra ndërmarrëse, nga ku ka dal se vetëm 10 për qind e grave në Kosovë bëjnë pjesë në biznes.
Drejtori Ekzekutiv i “Riinvestit”’, Alban Hasani deklaroi se këto fakte janë shqetësuese. Ai pohoi se bizneset në pronësi të grave i kushtojnë rëndësi kapitalit njerëzor, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës- G7, foli për ambientin e vështirë në Kosovë për të bërë biznes gratë.
“Kostoja e financimit për gra mbetet ende një sfidë shumë e madhe përderisa kemi më pak se 10% të grave që marrin kredi në bankat komerciale. Kemi shumë pak rritje të bizneseve të grave, kemi një rritje shumë të vogël të grave të cilat angazhohen në bujqësi. Shumica e grave aty ku operojnë aty edhe shesin. S’kanë mundësi për të kaluar jashtë qytetit apo vendit se ku kanë biznesin e tyre”, theksoi ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










