Shqipëria
Numër impresionues donatorësh të vegjël nga Diaspora
Kryeministri ka deklaruar se sot ka nisur letrat për drejtuesit e secilit shtet në mënyrë që ti vinë në ndihmë Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe ministrin e Shtetit për Diasporën që të garantojë në vazhdimësi procesin e mbledhjes së kontributeve të huaja për tërmetin në Shqipëri.
“Ministri i Shtetit për Diasporës ka bërë punën e tij. Është një numër impresionues donatorësh të vegjël nga Diaspora edhe në mënyrë spontane, por pardje është organizuar edhe një mbledhje këtu nga ministri me një përfaqësi për të garantuar në vazhdimësi, sepse do të dalë dielli, do spostohen kamerat dhe debatet. Sfida jonë është që mos lejojmë të mos harrojmë jo ne por as komuniteti ndërkombëtar të mos harrojë këtë që po ndodh. Kjo është sfida e ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme dhe ministrit për Diasporën,” u shpreh Rama.
Kryeministri ka deklaruar se sot ka nisur letrat për drejtuesit e secilit shtet në mënyrë që ti vinë në ndihmë Shqipërisë në këtë situatë fatkeqësie natyrore.
“Unë kam firmosur pa gdhirë akoma letrat për të gjithë kryetarët e shteteve mike, ose shteteve jo armike, që nga gjermania deri në Australi, që nga Britania deri në Japoni, që nga Serbia deri në Malin e Zi duke kërkuar vëmendje për Shqipërinë. Por kjo nuk bëhet me një letër por me një proces. Me kreun e komitetit kombëtar për rindërtimin Ahmetaj kemi bërë dhe planin në funksion të mbajtjes së vëmendjes dhe të marrjes së maksimumit të kontributeve,” tha ai.
“Zv/minmistres së kulturës i kam kërkuar të përgatisë dosjen e parë të fotove dhe fakteve nga tërmeti për ta pasur në çantë për të kërkuar mbështetje, duhet bërë gati një dosje shumë voluminoze që unë ta dorëzoj që në takimin e NATO-s në ditët që vijmë. Tjetër gjë është kur e dëgjon, tjetër gjë kur e sheh. Tjetër gjë është kur ta kap bishti i syrin në TV se ata nuk shohin TV gjithë ditën, tjetër gjë është kur e ke përpara. Çdo sipërmarrës i huaj që ka lidhje me Shqipërinë do jetë në kontakt për këtë punë dhe do ta informojmë, ta vëmë në pozitën që ka diçka për të bërë në të mirë të Shqipërisë. Kompania Bankers ka dhuruar 1 milion. Edhe kompani të tjera janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë me siguri.
Por edhe turistët e huaj që kanë bërë prenotimet, apo që janë të gatshëm ti bëjnë prenotimet duhet bashkëpunuar me agjencitë turistike që tu çojnë kërkesën për të bërë një donacion, 1 Euro, s’ka rëndësi. Kjo nu k është çështja që të bëhemi të bezdisshëm për të gjithë, por këtu është çështja që jemi sot në pozitën që duhet të bëjmë gjithçka dhe të shtrijmë dorën për ata njerëz që duhet të marrin një përgjigje, një perspektivë” deklaroi Kryeministri Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













