Lajme

Nuk mbahet greva në Francë, por shumë fluturime mbeten të anuluara nga Zvicra

Aeroportet franceze anulojnë grevën

Sindikata për kontrollorët francezë të trafikut ajror anuloi, në minutën e fundit, grevën e planifikuar për sot – por ishte tepër vonë për të rivendosur orarin e rregullt të fluturimeve, përcjell albinfo.ch.

Si rezultat, linja ajrore SWISS vazhdoi anulimin e fluturimeve të saj sot që lidh Cyrihun me Parisin dhe Nice.

Fluturimet midis qyteteve franceze dhe Gjenevës, nga ana tjetër, mbeten të paprekura.