Maqedonia
Nuk ka raste të reja të koronavirusit, testohen nëntë persona
Nuk ka raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Për momentin në Klinikën për sëmundje infektive pritet të sillen katër pacientët nga Dibra, tek të cilët paraprakisht u konfirmua sëmundja. Mes tyre është edhe djali 15-vjeçar dhe të gjithë janë me simptoma të lehta të sëmundjes, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë.
Në Klinikë edhe më tej mbesin në mjekim tetë pacientët e infektuar, njëri nga Shkupi dhe shtatë nga Dibra. Në mënyrë shtesë është keqësuar situata e një pacienteje, e cila është në aparat për frymëmarrje artificiale dhe adekuate. Pacientja e parë tek e cila është konfirmuar sëmundja është shëruar tërësisht dhe të hënë do të lëshohet nga spitali.
Për momentin për koronavirus testohen shtatë persona, gjashtë nga Dibra dhe një i huaj për të cilin testimi është përmes Qendrës për shëndet publik në Manastir. Do të testohen edhe dy persona të cilët kanë qenë në Spanjë dhe janë paraqitur se kanë temperaturë të lartë trupore. Filipçe tha se presin rezultate nga testet dhe pasi do të jenë gati opinioni do të informohet.
Theksoi se sot në bazë të bisedimeve me anëtar e Komisionit për sëmundje infektive do të propozohen deri tek Qeveria që tërësisht të mbyllen qendrat tregtare për shkak se ato janë vendet ku ka rrezik të madh nga përhapja e infeksioni.
Potencoi se sot në mëngjes ka biseduar me drejtoreshën e Agjencisë për ilaçe lidhur me furnizimin e farmacive nga ana e veledrogerëve dhe tregoi si zbatohet kjo.
Në koordinim të plotë me MPB-në lidhur me nevojën për mbështetje të ekipeve mjekësore nëse ka nevojë të tillë, që t’u ndihmohet mjekëve në zbatimin e mbikëqyrjes dhe izolimit në spital,
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se në Shkup nuk ka rritje të numrit të personave në izolim. Ata janë njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në simpozium, ku ka qenë ish-drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës ose kanë pasur kontakte me të.
Në Dibër në izolim janë 21 persona, të cilët kanë pasur kontakte me çiftin e infektuar dhe 24 të cilët ishin në kontakt me katër dibranët, të cilët janë pritur në Klinikën për sëmundje infektive.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 12, pa pacienten e parë e cila është shëruar.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026














