Maqedonia
Nuk ka marrëveshje për emrin as pas takimit mes liderëve të partive maqedonase
Nga takimi i cili u ftua nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ende nuk është ndërmarrë ndonjë marrëveshje për referendumin për emrin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Mediat maqedonase kanë raportuar se edhe pse ka përfunduar takimi i dytë i liderëve politik ende nuk ka ndonjë marrëveshje për emrin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse marrëveshje për dy çështjet e lartëpërmendura nuk kishte, liderët e katër partive më të mëdha politike kanë thënë se janë pajtuar për disa çështje tjera.
Kryeministri Zoran Zaev, nuk ka dhënë detaje nga takimi me Mickoskin e VMRO-së, Ahmetin e BDI-së dhe Kasamin e Besës, ndër{a ka/tHeksuar se amnisti për qëllime strategjike të vendit, nuk do të ketë.
“Për qëllimet strategjike të Maqedonisë, kompromise nuk ka. Amnisti të drejtpërdrejtë ose indirekte nuk ka. Do t’i japim shansin dialogut dhe bisedimeve aq sa është e mundur. Paraprakisht Kuvendi vazhdon punën dhe propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor vazhdojnë procedurat parlamentare në komisione. Pres që në takimin e liderëve të merremi vesh edhe për formimin e KSHZ-së”, tha Zaev.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski hodhi poshtë pretendimet se opozita kërkon amnisti.
“Jo. Ajo është edhe një tentativë e ashpër për të manipuluar opinionin. Nuk duhet të lejojmë që opinioni të manipulohet dhe nuk duhet që mungesat dhe lëshimet tona t’i plotësojmë me të pavërteta të cilat për qëllim kanë shpërqendrimin e vëmendjes nga problemet reale. Të lejojmë që procesi të ecë para dhe për detajet do të debatojmë në vijim”, tha Hristijan Mickoski.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti vlerëson se argumentet akoma nuk janë shterur dhe se duhet unifikuar të gjitha palët me qëllim lehtësimin e procesit integrues.
“Të gjithë duhet të angazhohen që të kemi një përfundim të suksesshëm, në lidhje me zbatimin dhe realizimin e marrëveshjes lidhur me çështjen e kompromisit që është arritur me palën greke. Mbetet akoma të vazhdojmë pasi që të gjitha opsionet dhe mendimet nuk janë të shterura “, deklaroi Ali Ahmeti.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














