Lajme
Norvegji: Shkolla shqipe pajiset me tekstet e ardhura nga Shqipëria
Shkolla shqipe në Olso do të startojë me tekste të reja shkollore
Për herë të parë Shkolla shqipe në Oslo të Norvegjisë do të zhvillojë orët e saj mësimore me tekstet e dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Postën Shqiptare dhe nën kujdesin e veçantë të ministrit të Shtetit për Diasporën, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim që kjo nismë është shumë e mirëpritur për Shkollën e parë shqiptare në Oslo, e quajtur “Naim Frashëri”.
Ministria e Diasporës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Botuese për Diasporën, dhuroi kësaj shkolle librat për mësimin e gjuhës shqipe.
Thuhet se ato me të arritur në Oslo u tërhoqën nga koordinatori i shkollës, Metush Bajrami.
Librat do të regjistrohen, e më pastaj do të fillojë ndarja tek ata nxënës që ndjekin mësimet në shkollën “Naim Frashëri”.
Përfaqësuesit e kësaj shkolle kanë falënderuar ministritë për këtë vepër që është në të mirën e nxënësve nga diaspora, në mënyrë që të kultivohet dhe të zhvillohet gjuha shqipe.
“Falënderojmë dy ministritë për ndihmën që na ofruan, ndihmë kjo që do të lehtësojë punën në mësimdhënie për mësuesit dhe gjithashtu duke motivuar edhe më tepër fëmijët tanë, për të vijuar mësimet në gjuhën amtare. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













