Dy ndër reperët më të njohur shqiptarë, Noizy dhe Ledri Vula, kanë publikuar një bashkëpunim.
Edhe pse më parë kishin pasur probleme dhe konflikte, sot ata sollën bashkëpunimin “Dje & Sot”. Kohë më parë, Noizy madje kishte pasur edhe një ‘diss’ për Ledrin, që ishte pjesë e ‘BabaStars’.
Kënga është produkt i BledBeats dhe Johan Bejerholm, ndërsa për ‘beatin’ janë kujdesur Butrint Bucinca dhe Duja.