Kalendari

Njoftim për varrimin e vogëlushes që pësoi në aksidentin në Gjermani

Në Gjermani, Gottmadingen, rrethi i Konstancës, në një aksident tragjik ka humbur jetën vogëlushja gjashtëvjeçare Sihana Gashi (20.04.2016-27.11.202).

Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e vajzës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare.

Me këtë rast, familjarët e saj bëjnë të ditur se varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 30.11.2022, në orën 14:00, te varrezat në Pfarrkirche St. Peter und Paul, Sarnen, Kantoni Obwalden.