Lajme
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!
Janë me dhjetëra e qindra ata që ecin me krenari në gjurmët e prindërve të tyre, me dashurinë e madhe për gjuhën dhe kulturën kombëtare
Në pothuajse tërë Zvicrën, mësimi plotësues në gjuhën shqipe tashmë ka filluar.
Me krenari e me gojën plot, u themi të gjithë fëmijëve shqiptarë që, nën kujdesin dhe këshillat e prindërve të tyre, kanë nisur apo kanë vazhduar mësimet në gjuhën e bukur shqipe, se ata janë drita dhe shpresa jonë. Nuk ka gëzim më të madh sesa kur i shohim fëmijët shqiptarë, të lindur e rritur në mërgim, të drejtohen me dashuri drejt pikave shkollore, për ta mësuar e për ta ruajtur gjuhën e të parëve të tyre.
Janë me dhjetëra e qindra ata që ecin me krenari në gjurmët e prindërve të tyre, me dashurinë e madhe për gjuhën dhe kulturën kombëtare. Kjo na jep forcë dhe na e mban gjallë shpirtin: fëmijë me emra plot kuptim e histori : Kastriot, Shqipe, Vlera, Gëzim, Vlora, Saranda, Shkodran, Krutan, Berat, Vjosa, Buna, Valbona, Teuta e shumë të tjerë rriten duke mbajtur të gjallë rrënjët e tyre shqiptare. Me duart e tyre të pastra e të bukura ata krijojnë shqiponjën dykrerëshe, simbolin e krenarisë sonë kombëtare.
Prandaj, fëmijë të dashur, mësoni gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e shekujve, gjuhën që na jep shpirt kudo që jemi. Ajo është jo vetëm krenaria e kombit shqiptar, por edhe një pasuri që e njohin dhe e vlerësojnë studiuesit ndërkombëtarë për lashtësinë dhe bukurinë e saj.
Mësoni shkronjat e shqipes, ato shkronja me të cilat kanë shkruar prindërit dhe të parët tanë. Ky është obligim moral dhe kombëtar, një detyrë e shenjtë për ta ruajtur e për ta trashëguar gjuhën tonë të bukur ndër breza, në mesin e popujve të qytetëruar.
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor!
L.A.P.Sh.”Naim Frashëri” – Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu – bashkëkryetar
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










