Lajme
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë lëkundi Zvicrën
Një tërmet ka tronditur Zvicrën veriperëndimore. Epiqendra ishte në kantonin Jura.
Në Zvicrën veriperëndimore është matur një dridhje toke që fillimisht ishte shqetësusese edhe për qytetarët zviceranë të asaj zone, përcjell albinfo.ch.
Referuar Shërbimit Sizmologjik Zviceran të ETH Cyrihut, toka në fakt u dridh dje në orën 15:50. Fillimisht fuqia u dha si 4.0 – 4.3.
Thuhet se epiqendra ishte afër Réclère JU.
Lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 5.7 kilometrash.
Shërbimi i tërmeteve pret që të ketë dëme të vogla. Tërmeti është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës. Nuk është ndierë vetëm në Zvicër, por edhe në vendet fqinje, në Gjermani dhe Francë, shkruan Blick.
Ndërkohë, kur u pyet nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, Policia e Kantonit Jura tha se nuk kishte marrë ndonjë telefonatë në lidhje me dëmet nga tërmeti.
15:50 Erdbeben mit einer Stärke von etwa 4.0 bei Réclère JU. War verbreitet spürbar. Kleinere Schäden möglich. https://t.co/m3VwLusM5O
— Erdbebendienst (@seismoCH_D) March 22, 2023

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












