Jeta në Zvicër
Një fshat serb “po ja lidh duart” sistemit të azilit të Lihtenshtajnit
Ajo që po i preokupon autoritetetet e vendit është e dhëna se një numër i madh i azilkërkuesve nga Serbia në fakt vijnë vetëm nga një fshat. Fjala është për romë të Serbisë, të cilët kërkojnë azil në Lihtenshjtajn duke tërhequr njëri tjetrin, mbi baza familjare
Lihtenshtajni hyn në mesin e 3-4 shteteve më të vogla në botë dhe duke qenë në kufi me Zvicrën, shumë segmente të jetës së tij funksionojnë si pjesë të sistemit zviceran, përfshirë edhe frangun si valutë vendore.
Në shtetin e vogël të njohur si principatë, kërkojnë azil njerëz nga e gjithë bota ndërsa gjysmën e tyre e përbëjnë shtetasit e shteteve të Ballkanit, kryesisht Serbia dhe Maqedonia, shkruan gazeta “liechtensteiner Volksblatt”. Kjo ndodh pse këto shtete hyjnë në kategorinë e vendeve të sigurta të prejardhjes, gjë që nënkupton refuzimin e sigurt të kërkesave për azil.
Por ajo që aktualisht është duke i befasuar autoritetetet e vendit është e dhëna se një numër i madh i azilkërkuesve nga Serbia në fakt vijnë vetëm nga një fshat, transmeton albinfo.ch. Fjala është për romë të Serbisë, të cilët kërkojnë azil në Lihtenshjtajn duke tërhequr njëri tjetrin, mbi baza familjare dhe fqinjësore. Qeveria ndihet me duar të lidhura para këtij fenomeni. E drejta për azil ashtu si dhe detyrimi humanitar i shtetit për të pranuar azilkërkues, janë të pakontestueshme. Dhe këtë nuk e ndryshon as ligji i rishikuar për azilin (i ashpërsuar) dhe as situata aktuale në Evropë.
Siç shkruan gazeta e përmendur, kërkimi i azilit gjatë vitit 2017 në principatë ka shënuar një rritje prej 83 për qind, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 152 azilkërkues gjithsej, gjysma e të cilëve janë nga Serbia (64) dhe Maqedonia (15).
“Shpeshherë kemi të bëjmë me persona nga fshati i njejtë serbë ose të afërm të tyre, që i takojnë pakicës etnie të romëve. Ky zhvillim po vazhdin edhe në vitin 2018 deri tash”, ka thënë për gazetën, ministrja Dominique Gantenbein. Ajo ka shtuar se ndryshimet e ligjit që kanë hyrë në fuqi së fundi, të cilat duhet të pengojnë një fenomen të tillë, ende nuk kanë filluar të tregojnë efektin e tyre të dëshiruar.
Sipas saj, azilkërkuesit nga Ballkani shfrytëzojnë me shkathtësi kohëzgjatjen e procedurave, duke siguruar për veten një përfitim, qoftë edhe të përkohshëm nga ndihmat sociale të vendit, përcjell albinfo.ch. Shumica e tyre madje i shfrytëzojnë deri në fund të gjitha shkallët e ankesave lidhur me refuzimin e azilit, dhe kështu përfitojnë edhe më shumë në kohë.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











