Lajme
Një fluturake e panjohur rrëzohet në Zagreb të Kroacisë
Ekspertët dyshojnë se ishte ruse dhe fluturoi nga Ukraina
Bëhet e ditur se një fluturake e panjohur është rrëzuar në Zagreb dhe ekspertët dyshojnë se është ruse dhe se ka ardhur nga Ukraina, përcjell albinfo.ch.
Referuar medieve të huaja, Drejtoria e Policisë në Zagreb ka marrë disa raportime nga qytetarët se mbrëmë kanë ndjerë një shpërthim në zonën më të gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e një objekti nga ajri.
🇭🇷 Unidentified flying object crashing in the capital of Croatia. Object that fell looks like a part of an aircraft engine. Crater is 3m wide and 1m deep.#Zagreb #Croatia pic.twitter.com/ArxsNVKmEo
— Based 🇫🇮 (@Based_FIN) March 11, 2022
Siç është konfirmuar jozyrtarisht për Jutarnji list, rreth konviktit lokal të studentëve janë gjetur pjesë të një fluturake, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Në vendngjarje janë gjetur edhe dy parashuta.
Siç ka marrë vesh Index.hr gjatë natës nga burime të mirinformuara, sipas të dhënave të deritanishme, të cilat janë siguruar nga shërbimet kompetente gjatë hetimeve, një dron është rrëzuar në Jarun të Zagrebit.
Informacionet jozyrtare mësojnë se gjatë hetimeve është konstatuar se në pjesët e fluturakes ka pasur yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë, shkruan klix.ba.
Përgjigjja për atë që në fakt ra mbi Zagrebin mund të jetë dhënë nga Tyler Rogoway, një ekspert i aviacionit ushtarak dhe redaktor i The War Zone në The Drive.
Siç mëson Index.hr nga burime të mirëinformuara, dy parashutat e gjetura në dy vendndodhje në Jarun, më shumë se një kilometër nga vendi i kraterit të madh në vend, nuk zbarkuan njerëz, por ndoshta pjesë të fluturakes ku ruhen të dhënat.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj