Maqedonia
Një donator i organeve shpëtoi katër jetë në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti shprehi falënderime familjes së dhuruesit që me vendimin e tyre vetëmohues solli një mëngjes plot shpresë dhe besim në mirësinë e pakushtëzuar
Për herë të parë në historinë e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes.
“Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave”.
Në vazhdim ministri ka shprehur falënderime edhe për të gjitha ekipet mjekësore që kanë punuar dhe janë ende duke punuar në klinikat kirurgjikale dhe interne të Shkupit në 24 orët e fundit.
“Pacientëve që kanë marrë organet u urojmë shërim të shpejtë. Jemi krenarë për çdo sukses të ri në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Mexhiti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













