Kosova
Niveli i jetesës në botë: Më së shumti ndryshon në Kosovë
Ndërkohë, shteti me rritjen më të madhe të vlerësimit të jetës në 3 vitet e fundit është Kosova me 25%
Për tre vite, nga viti 2014 në vitin 2017, për shqiptarët jeta nuk pati ndonjë ndryshim të perceptueshëm. Pohimi vjen nga sondazhi botëror i Gallup për vlerësimin e jetës së njerëzve, i kryer në 115 shtete.
Shqipëria është e përfaqësuar në hartën e ndryshimit në figurë me një ngjyrë gri të lehtë, çka do të thotë se ka patur shumë pak ose aspak ndryshim në notën që vetë shqiptarët i japin standardit të tyre të jetesës.
Rëniet më të mëdha në këtë indeks për 10 vitet e fundit i takojnë pas Greqisë me 25%, Spanjës dhe Egjiptit me përkatësisht 22 dhe 17 pikë përqindje, shkruan ‘Scan’.
Ndërkohë, shteti me rritjen më të madhe të vlerësimit të jetës në 3 vitet e fundit është Kosova me 25%, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë duhet thënë se vlerësimi është ende shumë i ulët, me vetëm 36% të njerëzve që shprehen se jetët po lulëzojnë. Megjithatë, Gallup cilëson se matja në Kosovë u bë në mes të zgjedhjeve parlamentare.
Rezultatet e sondazhit bazohen në intervista me telefon dhe kokë më kokë me rreth 1 mijë të rritur në secilin shtet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











