Kosova
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës
Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se kryetari i subjektit të tij, Fatmir Limaj, është kandidati më adekuat për pozitën e presidentit të vendit, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postim publik, Krasniqi e cilësoi Limajn si figurë unifikuese dhe me kontribut të rëndësishëm në të gjitha etapat e zhvillimit politik të Kosovës.
“Z. Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të vendit. Gjatë luftës së viteve 1998–1999, ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, pas përfundimit të luftës, Limaj u angazhua në politikë duke mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në periudhën 2007–2010.
“Gjatë kësaj periudhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore rrugore, përfshirë ndërtimin e autostradës Morinë–Merdarë dhe investime të rëndësishme në Aeroportin ‘Adem Jashari’, që konsiderohen ndër investimet më të mëdha publike në Kosovë pas luftës”, thuhet më tej në deklaratë.
Krasniqi theksoi se figura e Limajt lidhet si me periudhën e luftës, ashtu edhe me fazën e ndërtimit dhe konsolidimit institucional të Kosovës.
“Andaj ftoj pozitën dhe opozitën që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, të dëshmuar në çdo etapë të zhvillimeve politike në vend”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











