Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër u apelon prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Këtë të martë ka nisur viti i ri shkollor i gjuhës shqipe edhe në Zvicër. Ambasada e Shqipërisë ka uruar për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
“Përpjekja dhe investimi juaj për gjuhën shqipe dhe arsimimin në shqip të fëmijëve shqiptarë në Zvicër është një mision fisnik dhe i shenjtë. Realizimi i këtij misioni është një ndër shërbimet më të mëdha për ardhmërinë tonë në breza, për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar dhe përcjelljen tek brezat e rinj”, thuhet në urimin e ambasadës, përcjell albinfo.ch.
Tutje, nga ambasada shqiptare bëhet thirrje për prindërit që fëmijët e tyre t’i mësojnë në gjuhën shqipe.
“Ambasada e RSH në Zvicër inkurajon dhe u bën apel prindërve shqiptarë që t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe, mësuesve që të rrisin impenjimin maksimal në organizime dhe tërheqjen e sa më shumë nxënësve që të ndjekin mësimin shqip etj.”, thuhet nga ambasada, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










