Shqipëria
Hetime të dyanshme për protestën në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në një deklaratë të fundit lidhur mbi protestën e zhvilluar nga opozita më 16 shkurt, ku ka monitoruar me kujdes sjelljen e policisë ndaj protestuesve para dhe pas protestës.
Në raport, Avokati i Popullit konstaton se protesta është mbajtur brenda standardeve normale të një tubimi paqësor.
Sipas raportit, shumica dërrmuese e qytetarëve janë shfaqur të qetë dhe të paangazhuar në akte kërcënuese për rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.
Ndërsa çmon se sado i parëndësishëm qoftë numri i qytetarëve që e injorojnë ligjin dhe përfshihen në veprime të dhunshme, cenimi i pronës publike si dhe veprimet në kundërshtim të sigurisë dhe rendit publik janë të papajtueshme me të drejtën kushtetuese të protestës dhe dëmtojnë jo thjesht pasurinë publike, por edhe të drejtën e qytetarëve të tjerë për të protestuar paqësisht, shkruan opinion, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me sjelljen e Policisë, AP, ka konstatuar se edhe pse forcat e ruajtjes së rendit në përgjithësi e kanë menaxhuar me rregullsi protestën, pa u angazhuar në ushtrim dhune mbi qytetarët protestues, ka dyshime në lidhje me proporcionalitetin e përdorimit të gazit lakrimogjen apo edhe të pajisjeve të tjera shpërthyese që u hodhën nga forcat e ruajtjes së rendit mbi masën e qytetarëve gjatë protestës.
Për këtë arsye, Avokati i Popullit, u ka drejtuar kërkesa zyrtare autoriteteve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për të dhënë sqarime mbi llojin, sasinë, përqendrimin, përbërjen dhe prejardhjen e këtyre lëndëve.
Po kështu, Avokati i Popullit ka ndjekur zyrtarisht edhe procedurat e ndalimit të një numri pjesëmarrësish në tubim nga ana e organeve ligjzbatuese gjatë orëve të mbrëmjes në vijim. Ku nga 15 të shoqëruar vetëm një prej tyre ka paraqitur ankesa për dhunë gjatë shoqërimit nga policia.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













