Kosova
Ngritja e çmimit të naftës ‘nuk po ka ndikim’ në Kosovë
Aktualisht çmimi për një litër naftë sillet rreth 1.15 euro, ndërsa benzina 1.16 cent
Çmimi i derivateve në naftës ka shënuar rritje në të gjithë botën dhe kjo po vërehet edhe në Kosovë. Këtë e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili tha se çmimi i derivateve, diktohet nga bursa ndërkombëtare.
“Si shoqatë, asgjë nuk mund të bëjmë më shumë”, thotë ai. Një arsye tjetër që çmimi i derivateve ka shënuar rritje, sipas tij, është edhe ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEK-ut.
“Arsyeja kryesore është shkaku i bursës ndërkombëtare që e dikton çmimin dhe e organizatave që diktojnë prodhimin. Në mënyrë graduale dhe të lehtë, çmimi është duke u rritur vazhdimisht, por kjo bëhet në bazë të lëvizjeve që bëhen në tregun ndërkombëtar”, ka thënë Berjani për televizionin publik.
Përfaqësues të pikave të shitjeve, ndonëse nuk duan të flasin para mikrofonit, pohojnë se çmimi i derivateve po rritet çdo ditë.
E ngasësit e veturave theksojnë se këto çmime po dëmtojnë buxhetin, edhe ashtu të varfër të tyre. Përderisa thonë se tashmë vetura nuk është luks, por një nevojë e përditshme, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht çmimi për një litër naftë sillet rreth 1.15 euro, ndërsa benzina 1.16 cent. Me gjithë ngritjen e çmimeve, kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, tha se nuk vërehet ndonjë rëne e shitjes. Sipas tij, çmimi i derivateve në Kosovë është më i ulëti në rajon.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










