Bota
Ngrin Evropa, raportohet për dhjetëra të vdekur (VIDEO)
Deri më tani stuhia që goditi kryesisht Austrinë dhe Gjermaninë mori jetën e 13 njerëzve. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e ortekëve të borës
Stuhitë e mëdha të borës goditën Evropën Qendrore. Në serinë e ortekëve që ndodhën në Alpet e Austrisë tashmë është konfirmuar vdekja e tre gjermanëve. Skiatorët paralajmërohen të shmangin shtigje të pashënuara përgjatë shpateve dhe shumë rrugë malore janë të mbyllura për shkak të ortekëve. Mijëra njerëz u bllokuan dhe një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në pjesë të caktuara të vendit. Deri në fund të javës pritet të bjerë borë, dhe siç thuhet nga Shërbimi austriak Meteorologjike, këto reshje të borës shënohen një herë në dhjetë vjet.
Në Austri për shkak të reshjeve të borës qindra njerëz janë bllokuar në shtëpi, nuk ka mësim në shkolla të ndryshme në jug të vendit, e në disa pjesë nuk ka energji elektrike. Ka qindra rrugë të mbyllura. Autoritetet austriake kanë apeluar që të mos udhëtojnë nëse nuk është e domosdoshme dhe skiatorëve u kërkohet të mos largohen nga pistat. Nuk është e këshillueshme të hyni në pyje për shkak të rrezikut të rrënimit të pemëve që bien nën barrën e borës.
Në disa pjesë të Gjermanisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në Bavari një skiator vdiq kur një pemë ra mbi të dhe një ortek, i cili ndodhi në malin Tyskern, mbyti një grua. Shërbimi i paralajmërimit tha se alarmi nga niveli i katërt në nivelin e pestë ishte ngritur dhe se kishte një rrezik të madh të ortekëve në Alpet bavareze. Shkollat në gjithë territorin e Bavarisë u mbyllen përkohësisht dhe linjat hekurudhore janë ndalur. Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë tha se stuhia do të vazhdojë në ditët e ardhshme.
Po ashtu raportohet për katër skiatorë norvegjezë që janë ndalur në Norvegji. Për shkak të borës së madhe dhe shikimit të dobët, 29-vjeçari suedez dhe tre finlandezë të moshës 29, 32 dhe 36 ka të ngjarë të kenë humbur jetën në një ortek në afërsi të qytetit Tromsoe.
Në Rumani u gjet trupi i ngrirë i një 67-vjeçari, në një parking në qytetin e Sllatinës, ku temperatura e matur ishte minus 24 gradë.
Raportohet për dy persona që kanë humbur jetën në Alpet italiane, derisa në mesin e viktimave ishte një vajzë 8-vjeçare. Ekipet italiane të shpëtimit janë ende në kërkim të një grupi personash të zhdukur. Stuhia goditi edhe Holandën dhe për shkak të erërave të forta, qindra fluturime nga aeroporti i Amsterdamit u anuluan.
Meteorologët njoftojnë për reshje të reja të borës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














