E-Diaspora
Ngrihet flamuri i shkollës shqipe edhe në Rüti të Cyrihut
Ky numër i madh i nxënësve filloi me dy grupe mësimi
Në vazhdën e përpjekjeve për hapjen e shkollave shqipe kudo ku janë shqiptarët, këtë javë u ngrit lart flamuri i shkollës shqipe edhe në Rüti të Kantonit të Cyrihut, ku dhjetëra nxënës filluan mësimin në gjuhën shqipe.
Grupi i parë i nxënësve të shkollës shqipe në Rüti të Cyrihut
Gjatë javës së kaluar listës së gjatë të shkollave shqipe iu shtua edhe pika shkollore në Rüti të Kantonit të Cyrihut, ku dhjetëra nxënës ishin pjesë e orëve mësimore në gjuhën shqipe. Nuk ka gëzim më të madh kur i sheh dhjetëra prindër, të cilët mundohen që sa më parë të fillojë mësimi në gjuhën shqipe. Në mesin e shumë prindërve, të cilët u angazhuan gjatë këtyre javëve vlen të përmendet znj. Hidajete Islamaj, e cila në këtë rrugëtim ka dhënë një kontribut mjaft të çmuar. Dhe fare thjesht në këtë ditë të bukur nëntori, dhjetëra nxënës të buzëqeshur me libra në duar filluan përpjekjet e tyre për ta mësuar sa më mirë gjuhën e të parëve të tyre.
Disa prej nxënësve të shkollës shqipe, të cilët ishin prezent në hapjen e shkollës shqipe në Rüti, të Cyrihut
Angazhimi i tyre gjatë orëve mësimore është tepër motivues se këta fëmijë, edhe pse të moshave të ndryshme shumë shpejt do t`i përforcojnë njohuritë e tyre në gjuhën amtare. Dhe, si zakonisht ky numër i madh i nxënësve filloi me dy grupe mësimi: grupi i parë që përshinë nxënësit e klasës së parë deri në klasën e tretë dhe grupi i dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë. Por, vetëm në javën e dytë vëmë re se edhe kjo nuk mjafton. Në bazë të interesimit të prindërve dhe fëmijëve të tyre shumë shpejt do të bëhet edhe grupi i tretë i nxënësve të shkollë shqipe.
A ka gëzim më të madh se kur i sheh këta fëmijë, si Elinën, Anikun, Aurorën, Leonën, Diartin, Erinën, Beratin, Lerzën, Enesin, Elsën, Erjonin, Albën, Berinën, Leon, Diartin, Sarën, Engjullin, Elonin, Sarën, Arianin, Samiun, Aulonin, Aminën, Fatjanën, Lirakun dhe shumë të tjerë, të cilët me një dëshirë të madhe janë pjesë e mësimit në gjuhën shqipe.
Grupi i dytë i nxënësve të shkollë shqipe në Rüti të Kantonit të Cyrihut
Dhe fare në fund vlen të përmendet se edhe pse viti shkollor 2019/20 që moti ka filluar përpjekjet e Ambasadës Shqiptare në Bernë dhe të disa mësuesve si Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Albulena Jusufi, Nora Macula, Ardian Shaqiri, Teuta Myrtaj dhe Vaxhid Sejdiu dëshmuan dhe dëshmojnë se ky rrugëtim nuk kanë të ndalur. Gjatë këtyre tre muajve ishim dëshmitarë të hapjes së më se 23 pikave shkollore të kantonit të Cyrihut me 349 nxënës si dhe disa pikave shkollore në kantonet e tjera, të cilat shumë shpejt do të prezantohen në faqet e medieve tona.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit















