Maqedonia
Ngjarje e rëndë në Shkup, mjekja ia pret gabimisht gishtin foshnjës së posalindur
Një mjeke, e cila punonte në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, është pezulluar nga puna pasi e njëjta po përballet me akuza të rënda. Tashmë ish-punëtorja e kësaj klinike po akuzohet se i ka prerë gishtin pa dashje një foshnje të porsalindur.
Ngjarja ka ndodhur para 10 ditësh, teksa së fundmi për këtë ngjarje kanë dhënë shpjegim edhe nga Klinika.
Klinika në shpjegimin e saj këtë fatkeqësi e quan incident, teksa shton se ngjarja ka ndodhur gjatë lindjes, raporton Klan, përcjell albinfo.ch.
”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, kur një mjeke aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë lindjes. Pediatrja kujdestare ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, thonë nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup.
Nga Klinika shtojnë se mjekja është pezulluar nga puna teksa Komisionit Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











