Lajme
Nga shtatori hapet Katedra e parë e Albanologjisë në SHBA
Themelimi i katedrës u bë i mundur nga një donacion i një filantropi shqiptaro-amerikan dhe është e para në historinë e universiteteve amerikane
Për herë të parë në historinë e universiteteve amerikane, nga shtatori i këtij viti do të fillojë punën Katedra e Albanologjisë në Universitetin DePaul në Çikago. Drejtori i kësaj katedre dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani, tregon për “Zërin e Amerikës” rreth programit dhe fushave studimore, të cilat do të përfshihen në këtë katedër, transmeton albinfo.ch.
Gjatë muajit maj të këtij viti pritet të bëhet përurimi i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin DePaul në Çikago.
Kjo është hera e parë në historinë e universiteteve amerikane, që studimet shqiptare arrijnë këtë nivel.
Programi i studimeve albanologjike pritet të jetë gati në shtator, me çeljen e viti i ri akademik, thotë drejtori i katedrës, Dr. Gazmend Kapllani, shkruan VOA.
“Po punojmë për të krijuar platformën dhe nga momenti i krijimit të saj brenda këtij viti çdo student do të mund të drejtohet tek ne dhe të regjistrohet. Do të jetë anëtar si të thuash i diplomës që ne do të japim, sepse ne duam që t’u japim diploma studentëve tanë. Dhe do të mësojë nga një anë gjuhën shqipe dhe, nga na tjetër, ato që i quajmë ne lëndë përmbajtjeje, pra lëndë që do të jenë në shqip dhe anglisht për tema dhe tematika të ndryshme të albanologjisë”, tha ai.
Fushat e studimit, zoti Kapllani thotë se do të jenë gjithëpërfshirëse, prandaj pret interesim të madh edhe nga studentë të huaj.
“Do kemi të gjitha disiplinat nga gjuha, letërsia, historia, arkeologjia, filozofia. Dhe duam që të krijojmë një kurrikulë sa më bashkëkohore, sepse Albanologjia ka mundësi të jashtëzakonshme sidomos kur lidhet me çështje që janë në qendër të diskutimeve globale sot, qoftë për letërsinë e diapsorës, qoftë për historinë dhe gjeostrategjinë, qoftë për fenë. Pra, neve do të mundohemi të krijojmë një kurrikulë sa më bashkëkohore që të mos u flas vetëm studentëve shqiptaro-amerikanë, të cilët janë qendra dhe publiku kryesor yni, por t’i flasë çdo studenti nga çdo lloj origjine apo nga çdo lloj baze etnike”, tha zoti Kapllani.
Themelimi i katedrës u bë i mundur nga një donacion i një filantropi shqiptaro-amerikan.
“Emri i tij është Hidai Eddie Bregu dhe unë kam nderin që të jem drejtori i parë i katedrës dhe do bëj ç’është e mundur që t’i shërbej dhe ta nderoj dhe emrin dhe vizionin e tij. Ai ishte njeri me një vizion të jashtëzakonshëm. Sa patriot aq edhe i lidhur me rrymat më bashkëkohore, aq edhe mendjehapur aq edhe i lidhur me bashkësitë e ndryshme në Amerikë. Pra, për mua është model i patriotit bashkëkohor”, u shpreh Kapllani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












