Lajme
Nga shiu dhe era, gjysma e Kosovës dhe Shqipërisë pa rrymë
Nga reshjet dhe era e fuqishme, një person nga rajoni i Dibrës është zhdukur, ndërsa gjysma e Kosovës dhe Shqipërisë janë pa energji elektrike
Era e fuqishme që ka goditur mbrëmë Kosovën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone, ndërsa gjysma e vendit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit energjetik. Gjendje e rëndë nga stuhia dhe reshjet e shiut është edhe në Shqipëri, ku gjithashtu ka avari në sistemin e distribucionit.
Sipas informatave nga Rrjeti i furnizimit me energji elektrike (KEDS), disa qytete në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra dhe një gjendje e tillë po vazhdon ende, për shkak të erërave dhe shiut të stuhishëm.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it, ViktorBuzhala, gjendja vazhdon të jetë emergjente, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, në Pejë dhe Gjakovë, e po ashtu edhe në Mitrovicë dhe Prishtinë. “Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Dukagjinit, në Pejë dhe në Gjakovë, po ashtu në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka thënë Buzhala, sipas të cilit, KEDS i ka mobilizuar të gjitha ekipet që sa më shpejt të sjell në funksion furnizimin me energji.
Edhe në Shqipëri, gjendja mbetet e njëjtë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri urdhëroi mbledhjen urgjente të gjithë Shtabeve të Emergjencave Civile në çdo prefekturë. Madje sipas MPB-së, nga reshjet dhe erërat e fuqishme, një person nga rajoni i Dibrës i moshës 27 vjeç konsiderohet i zhdukur.
Situata prej motit të keq paraqitet mjaft problematike në shumë zona të Tiranës. Shirat e rëna gjatë natës kanë bërë që lumi zezë në Fushë-Krujë të dalë nga shtrati, ndërsa këtë qytet, siç raporton NOA, shumë banesa janë përfshirë nga uji, lartësia e të cilit ka arritur deri në një metër. Në Durrës shirat e rrëmbyer dhe me erëra të forta kanë ndërprerë energjinë elektrike.
Moti i keq ka prekur edhe veriun e vendit, ku pa energji elektrike që prej mbrëmjes së të shtunës kanë mbetur Puka, Kukësi, Hasi dhe Tropoja. Si pasojë e e reshjeve të dendura ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa akse rrugore.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














