Shqipëria
Nga prilli, dy herë në javë fluturime direkte Cyrih-Tiranë
Ndërsa duke filluar nga muaji maj, po në këtë linjë do të ketë edhe dy fluturime të reja direkte
Kompanitë ajrore zvicerane, duke filluar nga prilli 2019 do të fusin disa linja të reja fluturimi. Mediet zvicerane prezantojnë gjerësisht këto ndryshime dhe risi, dhe këtu nuk mund të mungojë risia më e rëndësishme për shqiptarët, linja e re direkte Cyrih-Tiranë, e cila fillon nga muaji prill. Bëhet fjalë për një linjë që do të mbahet dy herë në javë nga kompania ajrore zvicerane Edelweis, shkruan albinfo.ch. Po kjo kompani do të ketë nga dy fluturime në javë edhe për në Aeroportin e Ohrit, në Maqedoni.
Por, jo vetëm kompania vendore do të ofrojë fluturime direkte për në Tiranë. Edhe Kompania “Germania” do ta inkuadrojë në planet e saj këtë linjë, por, duke filluar nga maji i këtij viti. Fluturimet e saj nga Aeroporti i Cyrihut për në kryeqendrën shqiptare do të jenë po ashtu dy herë në javë.
Fluturimet direkte Cyrih-Tiranë-Cyrih kanë munguar që nga viti 2010.
Duhet theksuar se krahas linjave të reja për në Tiranë, në Zvicër janë shtuar edhe publikimet që reklamojnë Shqipërinë dhe sidomos bregdetin shqiptar si destinacion shumë i lakmuar dhe me kosto të ulët, për pushime, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












