Lajme
Nga nesër rregullat e reja në Zvicër
Certifikata vazhdon të mos kërkohet në tarracat e restoranteve
Nga 13 shtatori (nesër) do të hyjnë në fuqi rregullat e reja në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Detyrimi për certifikatë të zgjeruar zbatohet për njerëzit e moshës mbi 16 vjeçare dhe është fillimisht e vlefshme deri më 24 janar 2022.
Certifikata kërkohet për aktivitetet që mbahen në ambiente të brendshme (p.sh. koncerte, teatër, kinema, ngjarje sportive dhe private, siç janë dasmat në vende të arritshme për publikun).
Nga detyrimi për tregim të certifikatës përjashtohen aktivitetet fetare dhe ato politike me pjesëmarrje të një maksimumi prej 50 personash.
Për aktivitetet në natyrë, zbatohen rregullat e përmendura më lartë: Për ngjarjet me më shumë se 1000 pjesëmarrës, ekziston detyrimi për certifikatën Covid, ndërsa nëngjarjet më të vogla në natyrë, për kufizimin mund të vendosin vetë organizatorët, transmeton albinfo.ch.
Nga e hëna, 13 shtator, detyrimi për certifikatë do të zbatohet edhe në ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, kopshteve zoologjike, kinemave, qendrave të fitnesit, pishinave të mbyllura dhe kazinove, etj.
Kushdo që qëndron në këto vende pa certifikatë mund të gjobitet me 100 franga.
Objektet që shpërfillin këtë detyrim përballen me gjoba deri në 10,000 CHF ose edhe me mbylljen e bizneseve.
Certifikata vazhdon të mos kërkohet në tarracat e restoranteve.
Për pushimet e ardhshme të vjeshtës, nga java e ardhshme do të vendoset një regjim efektiv i hyrjes në Zvicër nga jashtë, përcjell albinfo.ch. Qeveria Federale dhe kantonet do të sqarojnë saktësisht se si duhet të duket kjo dhe nëse do të ketë karantinë tjetër hyrëse.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













