Vendpushimet e skive në Alpet zvicerane do të rihapen, përcjell albinfo.ch.
Në disa zona, skijmi në Zvicër është gati për t’u hapur në nëntor..
Edhe pse bora mund të jetë e pakët pas një vere jashtëzakonisht të nxehtë, një numër vendpushimesh në lartësi të mëdha do të inaugurojnë sezonin e tyre të skive gjatë muajit nëntor. Ndër to janë:
Zermatt: 1 nëntor
Engelberg: 4 nëntor
Davos: 10 nëntor
Andermatt, Crans-Montana dhe Grindelwald: mesi i nëntorit
Nendaz dhe Veysonnaz : 18 nëntor
Airolo, Celerina dhe Klosters: 25 nëntor
Megjithatë, duke qenë se inflacioni, i shoqëruar me çmimet e larta të energjisë, ka çuar në rritje koston e shumë mallrave dhe produkteve të konsumit, e njëjta gjë pritet edhe për industrinë e sporteve dimërore.