Maqedonia
Nga 12 shkurti, targat e automjeteve maqedonase duhet ta kenë shenjën “NMK”
Pronarët e automjeteve, përfundimisht me 12 shkurtin këtë vit duhet të bëjnë ndryshim të shenjës “MK” në targa me shenjën e re “NMK”, përcjell albinfo.ch.
Etiketat me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë më së shumti 50 denarë, ndërsa do të mund të merren në stacionet për kontroll teknik.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se në pajtim me Marrëveshjen kornizë për furnizim të targave, është bërë kontrata për furnizim me operatorin e zgjedhur ekonomik, për çka rrjedhin afatet ligjore për dërgesë të etiketave.
“Në pajtim me vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për çmimet e formularëve që i jep Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 2 nga 03.01.2024, çmimet e etiketave do të shiten prej 30 deri 50 denarë”, theksojnë nga MPB.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga MPB, ato do t’u dërgohen stacioneve për kontrolle teknike, ku qytetarët do të mund t’i blejnë.
Obligimi për përdorim të kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ku vendi nga Maqedonia, ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














