Kosova
Nexhat Daci rikthehet në krye të Akademisë së Shkencave
Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespodente Myzafere Limani
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci është zgjedhur sërish kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), në një post që e kishte mbajtur para se të inkuadrohet në politikë në vitin 2001. Daci u zgjodh kryetar i Akademisë në Kuvendim e ASHAK-ut, i cili sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së re akademike.
Nënkryetar i kësaj akademie u zgjodh Jusuf Bajraktari ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespodente Myzafere Limani.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; anëtare korrespondente Justina Pula është zgjedhur sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore: anëtar korrespondent Fetah Podvorica është zgjedhur sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi është zgjedhur sekretar i Seksionit të Arteve.
ASHAK-un deri më tani ka drejtuar akademik Hivzi Islami.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












