Lajme
“Nestlé” akuzohet se nuk ka bërë progres në ‘ndotjen plastike’
Kompania Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé janë ndotësit më të këqij të plastikës në botë për të tretin vit radhazi, sipas një raporti.
Lëvizja Globale ‘Çlirohuni nga plastika’ (BFFP) njoftoi të mërkurën se kontrolli i tretë i markës së saj kishte mbledhur 346,494 copë plastike nga 55 vende.
“Nuk është për t’u habitur të shohësh të njëjtat marka të mëdha në podium si ndotësit kryesorë të plastikës në botë për tre vjet me radhë. Këto kompani pretendojnë të adresojnë krizën plastike, megjithatë ata vazhdojnë të investojnë në zgjidhje të rreme, ndërsa bashkohen me kompanitë e naftës për të prodhuar edhe më shumë plastikë”, tha Abigail Aguilar, koordinator rajonal i fushatës së plastikës për Greenpeace në Azinë Juglindore.
“Për të ndaluar këtë rrëmujë dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, kompanitë shumëkombëshe si Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé duhet t’i japin fund varësisë së tyre ndaj paketimeve plastike me një përdorim dhe të largohen nga lëndët djegëse fosile”, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














