Kosova
Nesër përpjekja e 28-të për konstituim, ironizon myftiu Tërnava për deputetët: “Le të therin nga një kurban”
Të shtunën, për të 28-n herë me radhë, deputetët e legjislaturës së nëntë do të mblidhen në një tjetër përpjekje për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, një proces që prej 15 prillit nuk ka mundur të finalizohet për shkak të ngërçit të thellë politik. Megjithatë, as këtë herë nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim të madh.
Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë dhënë shenja për lëvizje në qëndrimet e tyre, ndërkohë që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dështuar gjashtë herë të zgjidhet. Po ashtu, Komisioni për votimin e fshehtë nuk është formuar as në përpjekjen e tij të 19-të, të enjten.
Ngërçi 54-ditor po vazhdon pa ndonjë kompromis në horizont, ndërsa edhe festa e Kurban Bajramit nuk e zbuti atmosferën mes palëve politike. Në fakt, vetë kjo festë u shfrytëzua për një koment ironik nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë pritjes që i bëri kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Desha t’i ftoj të gjithë anëtarët e Parlamentit ta presin nga një kurban. Ndoshta po u shkon më mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët,” tha Tërnava me një buzëqeshje ironike.
Në përgjigje, Kurti u përpoq të distancohej nga situata duke komentuar me një goditje ndaj komoditetit të deputetëve:
“Deputetëve rrogat po iu ecin…”
Njëri nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame që ndodhej në takim, shtoi gjithashtu një koment me humor:
“Njëfarë mësyshi e keni…”
Seanca e fundit e Kuvendit u mbajt të enjten, vetëm 24 orë pas përpjekjes paraprake një përjashtim nga praktika e zakonshme e 48 orëve distancë, për shkak se dita e radhës përkonte me Kurban Bajramin.
Vazhdimi i 28-të i seancës konstituive do të mbahet të shtunën në ora 11:00.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













