Uncategorized
Nesër numërohen votat me kusht
Në Prishtinë, ka 1824 vota, derisa në Prizren 1637 vota që pritet të numërohen
Të enjten pritet që të përfundojë numërimi i votave me kusht, vota këto përcaktuese për shpalljen e fitueseve në garën e balotazhit, për kryetarë të komunave, sidomos në Prishtinë dhe Prizren, ku kandidatët kanë dallime të vogla në vota, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve dhe të numërimit të votave, kërkojnë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të jetë sa më transparente në numërim, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), numri i përgjithshëm i votave me kusht, atyre me postë dhe personave me nevoja të veçanta, është rreth 12 mijë.
Në Prishtinë, ka 1824 vota, derisa në Prizren 1637 vota që pritet të numërohen.
Partitë politike e kanë konsideruar të pakuptimtë zvarritjen e numërimit të votave me kusht. Ato kanë dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është në garë ende për postin e kryetarit të Prishtinës, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka fituar 50,14 për qind të votave, ndërkaq kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,86 për qind të votave.
Në Prizren, kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind, ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim










